Si do t’ia bëjë Bajerni pa Pavarin dhe Lykas Hernandezin?!

Dy francezët e kanë ndarë mendjen për t’u larguar që është një nga më të mirët në Europë pikërisht për futbollistët që vijnë nga Franca. Benzhame Pavar (Benjamin Pavard) dhe Lykas Hernandez do të ikin nga Bajerni, me të parin që është totalisht i vendosur, por edhe me të dytin që po afrohet gjithnjë e më shumë me Paris SG. Pavar mund të shkojë tek Barcelona, dhe ia ka bërë të qartë klubit bavarez se nuk do të vazhdojë. Gjithsesi, edhe mbrojtësi tjetër i “gjelave” duket i prerë në mendimin për të mos rinovuar kontratën, dhe për t’u kthyer në vendin e tij, në ekipin më të mirë që mund të gjendet aty.

Sfidanti.al