Javën e kaluar, Manchester United prezantoi planet për një stadium të ri, i cili do të kishte mbi 100 mijë vende, një arkitekturë unike, hapësira të ndryshme argëtimi dhe një trident, simbolizues i shtizës me tri maja të pranishme në stemën e klubit. Megjithatë, ky projekt nuk është pritur mirë nga të gjithë dhe disa madje besojnë se ai nuk do të realizohet kurrë.
Ryan Giggs skeptik për projektin
Ryan Giggs, legjendë e “Red Devils”, është i mendimit se do të ishte më mirë të mbahej ‘Old Trafford’ siç është aktualisht:
Ai shtoi se Manchester United ka qenë gjithmonë në krye të teknologjisë dhe përvojës së tifozëve, por klubi ka mbetur pas në këtë aspekt. Gjithashtu, Giggs ka dyshime se stadiumi i ri do të jetë si në projektin e prezantuar:
“Nuk besoj se do të ndodhë pikërisht ashtu siç është paraqitur. Kur sheh projekte të tilla, ndodh që të bëhen lajm dhe të shkaktojnë bujë, por nëse do të jetë një stadium i ri – gjë që duket se do të ndodhë – atëherë duhet të jetë më i miri.”
Tifozët me shqetësime për çmimet dhe atmosferën
Pas njoftimit, shumë tifozë të Manchester United kanë ngritur pyetje mbi çmimet e biletave, atmosferën e stadiumit dhe ndikimin që ky investim do të ketë në forcimin e skuadrës, e cila aktualisht drejtohet nga Rúben Amorim.
Një projekt me vlerë miliarda euro
Kostoja e stadiumit të ri, ku do të luajnë Rúben Amorim, Diogo Dalot dhe Bruno Fernandes, pritet të jetë 2.4 miliardë euro, ndërsa ndërtimi mund të nisë në fund të këtij viti.
sfidanti.al