Pas testeve mjekësore pas dëmtimit në ndeshjen e parë kundër Gjermanisë, ish-lojtari i Bologna-s, Riccardo Calafiori, është shpallur i padisponueshëm. E njëjta situatë vlen edhe për Andrea Cambiaso-n, i cili nuk është rikuperuar pas dëmtimit që pësoi të dielën në “Franchi”.
Mbrojtësi i Arsenalit nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e kthimit të së dielës në Dortmund. Pas dëmtimit në fund të sfidës së parë kundër Gjermanisë, lojtari iu nënshtrua kontrolleve të specializuara, të cilat konfirmuan një traumë distorsive-kontuzive në gjurin e majtë. Stafi mjekësor i Italisë vendosi që ai të largohet nga grumbullimi dhe të rikthehet në Londër, ku do të kryejë vlerësime të mëtejshme mbi dëmtimin. Ka shqetësime se mund të jetë prekur ligamenti kolateral i majtë, gjë që mund ta mbajë jashtë fushave për disa javë, por pa nevojë për operacion.
Cambiaso, gjithashtu i padisponueshëm
As Andrea Cambiaso nuk do të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Gjermanisë. Luciano Spalletti shprehu optimizëm mbrëmë në konferencë për rikuperimin e tij, por gjatë stërvitjes së pasdites në Pinetina, mbrojtësi i Juventusit ndjeu sërish dhimbje pas goditjes së rëndë që mori të dielën e kaluar. Ai do të vazhdojë trajtimin në Torino.
Zaccagni është në formë
Lajm i mirë për Italinë është se Mattia Zaccagni është në gjendje të mirë fizike. Pas qëndrimit në stol në ndeshjen e parë, ai ka stërvitur normalisht me skuadrën dhe është i gatshëm për sfidën e së dielës.
sfidanti.al