Spanja, Cubarsi nuk ia del

Vendimi përfundimtar mbi Pau Cubarsí është marrë. Mbrojtësi i Barcelonës, i dëmtuar gjatë ndeshjes mes Spanjës dhe Holandës në Rotterdam, ka ndier dhimbje në kyçin e djathtë të këmbës dhe, pas ekzaminimeve mjekësore, është vendosur që 18-vjeçari të kthehet në shtëpi për të ndjekur trajtimin e duhur. Nëse gjendja e tij përmirësohet, ai do të përpiqet të jetë i disponueshëm për ndeshjen e së enjtes kundër Osasunës ose atë të së dielës kundër Girona-s.

Komunikata zyrtare

“Pas kontrolleve të kryera nga Shërbimet Mjekësore të Federatës Spanjolle të Futbollit, është vendosur që lojtari të kthehet në klubin e tij, FC Barcelona, për të nisur rehabilitimin për shqetësimet në kyçin e këmbës së djathtë, të cilat e detyruan të braktisë ndeshjen kundër Holandës në stadiumin ‘De Kuip’ të Rotterdamit.” Federata Spanjolle kishte treguar kujdes në deklaratat e saj dhe në fakt kishte njëfarë optimizmi për gjendjen e Cubarsí-t. Po ashtu, edhe stafi teknik kishte dhënë garanci për pjesëmarrjen e tij në ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve kundër Holandës në Mestalla, por njëkohësisht kishin theksuar se nuk do të rrezikonin shëndetin e asnjë lojtari.

Po Barcelona? Sipas raportimeve të gazetës ‘SPORT’, klubi katalanas kishte preferuar që talenti i 2007-ës të kthehej menjëherë në shtëpi për të nisur rehabilitimin, duke pasur parasysh kalendarin e ngjeshur të ekipit të drejtuar nga Hansi Flick.

sfidanti.al