Mbrojtësi i kombëtares angleze, Harry Maguire është në vitin e fundit të kontratës me Manchester United. Marrëveshja aktuale skadon në qershor 2025, por fjala e fundit ende nuk është thënë, pasi “Djajtë e Kuq” kanë ende një opsion për zgjatjen e bashkëpunimit dhe mund ta aktivizojnë atë në vijim. Sigurisht, do të ishte paksa paradoksale, pasi Maguire është kritikuar shpesh nga tifozët dhe nuk ka qenë asnjëherë zgjedhja e parë për trajnerin Erik ten Hag. Megjithatë, për të mos e humbur me kosto zero, klubi anglez po mendon të aktivizojë opsionin dhe të shtyjë skadimin e kontratës në qershorin e ardhshëm, pra 2026.
sfidanti.al