Manaj: Goli më i rëndësishëm në karrierën time

Rei Manaj, autori i golit të Shqipërisë, që dhuroi tri pikët në Leskovac përballë Serbisë, nuk e ka fshehur gëzimin në komentin e tij pas ndeshjes.

“Besoj se sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime, sepse pas ndeshjes së parë me Serbinë disa komente nuk i meritoja. Megjithatë, duhet ti harrojmë, sepse të gjithë shqiptarët janë krenar për ndeshjen, kemi dhënë shpirtin në fushë”.

“Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Duhet të bëjmë ëndrrën realitet, të shkojmë në Botëror”.

“Ose fitonim sot, ose humbisnim të gjiha shpresat për të shkuar në Kupën e Botës. Sot duhet të festojmë, nesër do të mendojmë për ndeshjet e ardhshme”.

“Ky ishte goli më i rëndësishëm në karrierën time, ishte ndeshja më e rëndësishme”.

sfidanti.al