Skenari i play-off/ Shqipëria në vazon e tretë

Edhe pse është ende herët pasi nga fundi i Eliminatoreve të Botërorit 2026 duhet ende kohë dhe ndeshje, Shqipëria, pas fitores në Leskovac, mund të konsiderohet si njëra prej 16 skudrave, të cilat do të luajnë për katër vendet e fundit të lira që i takojnë kontinetit tonë në Botërorin e 2026.

Në Botërorin 2026 do të fluturojnë direkt 12 fitueset e grupeve. Sa u përket 12 ekipeve të dyta, të cilave do t’iu bashkohen edhe katër të dytat më të mira të Nations League, do të luajnë edhe dy ndeshje të tjera për “ëndrrën amerikane”.

Këto 16 skuadra do të vendosen në katër vazo me nga katër skuadra secila. Kombëtaret e katër vazove do të listohen sipas renditjes së FIFA-s të muajit nëntor.

Secila prej kombëtareve të vazos së parë, ku për momentin janë Belgjika, Italia, Turqia dhe Ukraina, do të ndeshet me ekipet e vazos së katërt ku për momentin janë Uellsi, Rumania, Irlanda e Veriut dhe Moldavia.

Ndërsa në vazon e dytë dhe të tretë pritet që të jenë takimet më delikate pasi do të ndeshen skuadrat, të cilat janë më pranë njëra-tjetrës në renditjen e FIFA-s.

Kështu në vazon e dytë, e cila i intereson edhe më shumë Shqipërisë, për momentin gjenden skuadra si Suedia, Polonia, Republika Çeke dhe Skocia. Në vazon e tretë gjendet Hungaria, Sllovakia, Shqipëria dhe Bosnje dhe Hercegovina.

Ekipet e dy vazove në fjalë do të çiftohen me njëra-tjetrën për të formuar katër gjysmëfinale, të cilat do të nxjerrin dy takime finale, të cilat do të japin dy fituese.

Gjysmëfinalet dhe finalet e play-off

26 dhe 31 Mars 2026

sfidanti.al