Mediat serbe kryqëzojnë kombëtaren

Humbja me Shqipërinë në Leskovac do të mbetet një traumë prej së cilës Serbisë do t’i duhet kohë që të ringrihet.

Një disfatë e tillë ka shkaktuar tronditje në opinionin sportiv, i cili ka rreaguar nëpërmjet gazetave më të rëndësishme. “Kurir” ka goditur fort humbjen duke e titulluar: Serbia përjeton një nga dështimet më të vështira në histori. Shqipëria feston në Leskovac dhe eleminon Serbinë nga Kupa e Botës.

Një tjetër gazetë e rëndësishme si “Blic Sport” ka vendosur si titull kryesor: “Tragjedi dhe fundi i ideve të Dragan Stojkovic: ëndrrat e Serbisë për Botërorin i shuan Shqipëria në Leskovac”.

Edhe “Alo.rs” nuk tregon mëshirë për disfatën ndaj Shqipërisë: “Natë e vështirë në Leskovc shkruan fillimisht portali i mirënjohur. Shqiponjat pësojnë një humbje të dhimbshme. Shqipëria trondit Serbinë në Dubocicë”.

sfidanti.al