Nuk shpërtheu në Maliq por në Kukës vallja e dhunës dha një spektakël të orkestruar nga tifozët vendas dhe sigurisht të shtyrë nga FSHF. Futbolli në Shqipëri është transformuar në një betejë “Rambosh” ku më i forti në influencë fiton ndërsa më i forti në muskuj e pëson.
Kështu i ndodhi Kukësit që merr stafetën nga Korça ku pak ditë më parë, fatin e keq e pati presidenti Bardhi dhe jo arbitrat. Javë pas jave, dhuna po intensifikohet si në finalen e një filmi që ndonjë deputete do ta cilësonte edhe si hollivudian. Kush e ka radhën fundjavën tjetër? Është thjesht çështje probrabiliteti si tërmeti që e dimë se do të ndodhë por jo se ku.
Nga Pirro Bardhyli