Një polic duke mbajtur kokën e gjakosur në stadiumin e Kukësit , pasi tifozët u dyndën në fushë,kjo foto është bërë emblematike. Futbolli i Superligës nuk është më vetëm një lojë e tredhur , por mund të quhet..lufta jonë! Mamatë e futbollistëve kanë 100 arsye për të puthur djemtë e tyre para se t’i nisin në “luftën me top”, atje ku edhe vdekja nuk është më debutuese..pas rastit të “harruar plotësisht” …Duamena.
Një javë më parë plasi në shkallët e stadiumit në Korçë, këtë javë dhuna zbriti në fushën Kukësit, ku edhe policëve iu drodhën leqet. Shikoni pamjen që ofron foto e botuar dhe të kuptoni se lufta jonë maskohet me emrin futboll. Dikur Ishte paqja , tani na mbeti … lufta!
Një lojë e frikshme, e furnizuar pa limit me dhunë nga prapaskena e zyrave , që ka trazuar edhe kulturat e qyteteve. Kur luhet futboll , Korça nuk është më “Parisi i vogël”, nuk flitet më as për kërnacka e as per serenata. Sepse loja që po lozim ka një fund që të gjithë po bëjmë sikur nuk e dimë, por është më pranë luftës se sa paqes, më pranë vdekjes se sa jetës…
Sfidanti.al