Ka nisur të luajë në 1995-1996 dhe nuk i është ndarë më këtij kompeticioni. Reali i Madridit dhe trofeu më i madh i klubeve në Europë kanë një dashuri reciproke, ndërsa është e pamendueshme që skuadra e madhe spanjolle të eleminohet që në fazën e grupeve. Në 25 vjet ka 7 trofe të fituar (1998, 2000, 2002, 2014, 2016, 2017, 2018), ka shumë gjysmëfinale, ndonjë çerekfinale dhe mjaft eleminime në turin e dytë (në të 16-at). E ka pësuar nga Roma, Juventusi, Lioni, Liverpuli, Ajaksi e skuadra të tjera, por kurrë nuk ka ndodhur të mos kalojë grupin. E rrezikon këtë herë, ndonëse vazhdon ta ketë fatin në duart e veta, pasi fitorja ndaj Gladbahut në “Alfredo Di Stefano” do të mjaftonte.
Sfidanti.al