Champions League, në Sevilla-Chelsea, VAR në distancë

UEFA do të aplikojë sistemin VAR në distancë në Ligën e kampioneve. Debutimi do të bëhet në sfidën e së mërkurës mes Sevillas dhe Chelseat në Sanchez Pizjuan e vlefshme për Grupin E të kompeticionit.

‘Arbitri portugez Artur Dias do të ndihmohet nga salla operative e VAR në Nyon të zvicrës nga arbitri i VAR, Tiago Bruno Lopes Martins dhe asistenti VAR Luis Miguel Branco Godinho-shpjegon UEFA-që nga momenti kur u aplikua sistemi VAR, pjesa më e madhe e kampionateve kombëtsre në të gjithë Evropën kanë përdorur sallën qendrore unike, larg stadiumeve. Një zgjidhje që edhe UEFA po përgatitet ta aplikojë, pasi e testoi dhe aprovoi me sukses VAR në distance nga selia e UEFA në Nyon. Sistemi do të implementohet për herë të parë në mënyrë zyrtare në ndeshjen e mbrënmjes së 2 dhjetorit në sfidën e fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve mes Sevillas dhe Chelsea’.

Sfidanti.al