“Luftë” ndaj Mbappe, Enrique e lë në dhomat e zhveshjes

PSG ngeci në një “X” pa gola përballë Monaco-s, por më shumë se sa ky rezultat, që nuk i rrezikon aspak titulli në Ligue 1, ajo që bëri lajm ishte një moment i çuditshëm me Kylian Mbappe. Pas pjesës së parë, në mënyrë befasuese, të gjithë tifozët u habitën teksa panë që Mbappe nuk zbriti më në fushë, me trajnerin Luis Enrique që kishte vendosur të zëvendësonte.

As Mbappe nuk e priti mirë këtë vendim të trajnerit, me sulmuesin francez që pas këtij vendimi nuk preferoi ta ndiqte pjesën e mbetur të ndjeshëm në bankinë, por shkoi dhe e ndoqi në tribunë përkrah nënës së tij, që njëkohësisht është edhe menaxherja e tij. Ky veprimin e Luis Enriques ka bërë xhiron në rrjetet, pasi kjo është hera e dytë brenda pak kohësh që Enrique vepron në këtë mënyrë, një shenjë se mes Mbappe dhe klubit të PSG do të këtë “luftë” deri në fund të sezonit.

sfidanti.al