Luiz Diaz mund të jetë largimi i bujshëm i Liverpoolit në verë në rast se Mohamed Salah firmos një kontratë të re me klubin ishullor. Drejtuesit e të kuqve po punojnë që të zgjatin kontratën e egjiptianit, që skadon në verën e vitit 2025. 32-vjeçari ishte pranë largimit në verën që shkoi pas një oferte të bujshme nga Arabia Saudite, por Liverpooli vendosi të mbante në ekip sulmuesin. Dhe zgjedhja ka rezultuar e duhura, pasi Salah ka qenë një nga më të rëndësishmit me rendimentin e tij. Në rast se “Faraoni” bindet të firmosë kontratën e re, atëherë i pari që do të largohet do të jetë Luiz Diaz, për të cilin ka oferta të ndryshme nga Spanja. Përveç kolumbianit, nga “Anfield” pritet të largohen dhe Thiago Alcantara e Joel Matip. Salah është pjesë e rëndësishme e Liverpoolit që kur u ble në vitin 2017 nga Roma. Dhe prej atij momenti me skuadrën e Jurgen Kloppit ka fituar trofe si Champions League, Premier League dhe FA Cup. E vetmja pasiguri për egjiptianin është çështja e trajnerit, se cili do të zëvendësojë gjermanin Klopp në stol në fund të sezonit. Sapo ky vendim të qartësohet, bisedimet për rinovimin do të bëhen edhe më të thjeshta.
sfidanti.al