Është pak edhe t’i vendosësh këtë emër, ndonëse ky ekip është mësuar me ngjarje të tilla. Liverpuli arriti një tjetër fitore të çmendur, siç i ka ndodhur në histori ndaj Milanit në finalen e Championit, kundër Barcelonës apo ndaj Dortmundit në Ligën e Europës. Suksesi në Premier Ligë ishte 4-3 ndaj Totenhemit, në një përballje që fillimisht u duk se e “futi në xhep”, dhe pastaj sikur i iku fitorja nga duart. Të kuqtë e trajnerit Klop kryesuan 3-0 falë golave të shënuar nga Xhons, Luiz Dias dhe Salah me penallti, por Kejn, Son dhe Risharlison barazuan, ky i fundit në minutën e tretë shtesë. Kaluan vetëm 99 sekonda dhe Diogo Zhota shënoi golin e fitores, ndonëse vështirë që Liverpuli të arrijë zonën Champions, edhe pse është në vend të pestë.
Sfidanti.al