Liverpool parakalon Bayern Munchen për Wirtz

Florian Wirtz pritet të transferohet te Liverpool gjatë merkatos së verës. Presidenti i Bayern Munich, Herbert Hainer, deklaroi se drejtori sportiv Max Eberl e ka informuar për marrëveshjen e mundshme mes Wirtz dhe klubit anglez. Kjo deklaratë konfirmon se gjermani nuk do të transferohet te Bayern, ndonëse kishte qenë një opsion i diskutuar. “Drejtori, Max Eberl, më ka informuar se Florian Wirtz po shkon drejt Liverpool-it. Nuk di asgjë më shumë dhe nuk mund të them asgjë më shumë se kaq”, u shpreh shkurtimisht Hainer. Liverpool ka përshpejtuar negociatat dhe ka marrë miratimin e lojtarit. Mbetet për t’u finalizuar marrëveshja me Bayer Leverkusen, ku Wirtz ka kontratë deri në vitin 2027. Manchester City ka treguar interes, por më pas është tërhequr nga gara. Wirtz ka preferuar kalimin te Liverpool, ku shihet si pjesë e projektit të ri. Transferimi pritet të zyrtarizohet në javët në vijim.

sfidanti.al