Szczesny, deklaratë dashurie për bashkëshorten

Wojciech Szczesny, portier i Barcelonës, ka emocionuar rrjetet sociale me një deklaratë prekëse dashurie për bashkëshorten e tij, Marina Luczenko. Pasi pranoi publikisht se “shumicën e vendimeve në jetën tonë i merr gruaja ime dhe nuk e kam aspak problem këtë”, ‘gardiani’ polak vendosi t’i dedikojë asaj disa fjalë të ndjera në përvjetorin e martesës së tyre. “Saktësisht nëntë vite më parë mora vendimin më të mirë të jetës sime: u martova me shoqen time më të mirë, me gruan më të fortë, të sjellshme, gazmore dhe më të bukur në botë. E kam parë të kthehet në nënën më të mirë për fëmijët tanë dhe në partneren time të përsosur. Faleminderit që e bën jetën time më të mirë çdo ditë!” Kjo deklaratë, e cila ka marrë mijëra pëlqime dhe komente në rrjetet sociale, ka prekur jo vetëm fansat e çiftit, por edhe shumë ndjekës të thjeshtë që vlerësojnë sinqeritetin dhe mirënjohjen e futbollistit ndaj familjes së tij. Szczesny dhe Marina janë një ndër çiftet më të dashura në botën e sportit dhe showbizit, duke kombinuar karrierën sportive me një jetë të qëndrueshme familjare.

sfidanti.al