Levandovski shënon më në fund në Botëror, nuk i mban dot lotët!

Emrin e madh e ka krijuar sidomos me Dortmundin e me Bajernin dhe po përpiqet ta lartësojë edhe më shumë me Barcelonën.  Kur vjen puna te ekipet e klubeve, Robert Levandovski është nga “të përzgjedhurit” në futboll, por me Poloninë nuk ka arritur dot në këto nivele.  E tregon fakti se ylli i madh i sulmit nuk kishte shënuar dot asnjë gol në fazat finale të kupave të botës, por kjo vlejti deri këtë të shtunë pasdite.  Më në fund, legjenda 34-vjeçare e realizoi të parin në një nivel të tillë, dhe madje u emocionua shumë.

Nuk kishte sesi ndodhte ndryshe për një veteran që mund të thuhet se po i afrohet fundit të karrierës, dhe u desh ndeshja e dytë në grup, ajo ndaj Arabisë Saudite, për t’ia dalë. Levandovski shënoi rrjetën për 2-0 pas pushimit. Deri në 26 nëntor gjithçka po shkonte mbrapsht. Kështu ndodhi edhe në ndeshjen e parë në Katar, në barazimin 0-0 me Meksikën, ndonëse pati mundësi të realizonte me penallti.  Portieri Oçoa ia ndali gjuajtjen.

Gjithsesi, duhet thënë se Levandovski ka mundur të luajë vetëm 5 ndeshje të plota në botërorët e deritanishëm, 3 në 2018 në Rusi dhe dy tani në Katar.  Polonia nuk ka qenë “klient” i përhershëm dhe nuk është kualifikuar në 2010 e 2014.  Në vitin 2006, Levandovski ishte tepër i ri dhe luajti vetëm 39 minuta në dy prej sfidave ndaj Gjermani e Kosta Rikës.  Në total ka rreth 400 minuta, pra shumë më pak se një Mesi apo Ronaldo.

Sfidanti.al