Ai vetë ka qenë një futbollist i ashpër i Premier Ligës, dhe i përfaqësueses së vendit të tij, dhe besimin e kishte të madh. Robi Sejvixh (Savage) shprehu një nënvleftësim dhe përçmim të madh për Iranin në prag të duelit të Kupës së Botës ndaj Uellsit të tij, diçka që doli krejtësisht e gabuar. “Çfarë thoni, po flasim thjesht për Iranin”, u shpreh ai, ndërsa pas fitores 2-0 të “persëve”, pati tallje. Ish-sulmuesi anglez, Kris Saton, edhe ai analist, shkruajti në Instagram se “ja pra që ishte vetëm Irani, çfarë mungese respekti, Irani e meritoi fitoren dhe Uellsi mori një leksion”.
Sfidanti.al