Etrit Berisha do të mbetet në Serinë A, pasi gardiani i Kombëtares sonë do të bëhet pjesë e Empolit. Mediat italiane raportojnë se është arritur akordi mes Torinos dhe Empolit, si edhe me vetë lojtarin që pritet të firmosë në orët në vazhdim.
Kontrata e Berishës me Torinon skadon verën e ardhshme, por vetë klubi e ka nxjerrë jashtë planeve portierin shqiptar dhe prej muajsh, ai nuk stërvitej me skuadrën e parë. Opsion ishte transferimi te Sampdoria në Serinë B, por gjërat kanë ndryshuar. Berisha do të firmosë me Empolin deri në verën e vitit të ardhshëm dhe pritet që te skuadra e re, të ketë më shumë hapësirë. Në Empoli, gardiani do të gjejë edhe Ardian Ismajlin e Stiven Shpendin, duke u bërë shqiptari i tretë në skuadër. Në të shkuarën, për Empolin kanë luajtur edhe Hysaj, Bajrami e Asllani.
sfidanti.al