Legjenda ia dedikon fitoren legjendës

Në fjalimin e tij pas pranimit të çmimit, Lionel Messi nuk la pa përmendur legjendën e Argjentinës, Diego Maradona, të cilit i uroi ditëlindjen dhe tha se i dedikon këtë çmim.

“Sot dua të përmend Diegon. Nuk ka vend më të mirë për t’i uruar ditëlindjen duke pasur përreth persona që e duan futbollin, ashtu siç donte ai. Kudo që të jesh Diego, urime ditëlindja. Kjo shkon për ty”, u shpreh Messi. Për të fituar këtë çmim, Messi mposhti konkurrencën e Haaland dhe Mbappe.

sfidanti.al