Sa ngjan parajsa me ferrin,  aq dhe Kombëtarja me ..Superioren!

Kombëtarja dhe Superliga ku ngjasojnë?  Tamam sikur  të pyesësh ku ngjasojnë parasja me ferrin.  Kombëtarja po ngjit shkallët po futet në Europë, Superliga po zbret shkallët,  po futet në..zgafell! Trajneri Silvinjo është shpallur më i miri i trajnerëve në futbollin kuqezi, kurse trajnerët e Superiores janë shpallur më fajtorët  qysh në 10 javët e para, duke flakur nga stolat  plot…8 trajnerë.

Për Kombëtaren ,  edhe në ndeshjen e fundit me Ishujt Faroe ,  do të plasë tallavaja  e biletave me çmime  kacafiu , kurse në Superiore  ka plasur një “luftë” tjetër mes  tifozëve të mbetur … cili do të largohet i fundit nga stadiumi!  Kur fiton Kombëtarja, edhe miqësore qoftë si kjo e fundit me Bullgarinë, na duket sikur fitojmë 3 pikë. Kurse kur luajmë  në kampionat.. fito sa të duash, po ta mbajti edhe mbathja ne klasifikim,  sepse  pas dy fazave ..t’i rruajnë e t’i qethin pikët!

…Kur flitet për Kombëtaren, e gjithë qeveria është në stadium, nga i pari deri tek i fundit, tamam sikur bëhet apeli i mungesave  në tribunën VIP. Kur luhet kampionati, s’ka qeveri që ta gjejë se në çfarë dite luhet.  Pale të gjesh dhe stadiumin ku do të luhet,  duket si një lloj telebingo…

Sfidanti.al