Legjenda e Interit, Boninsenja sulmon klubin, “ngel në klasë” Ikardin!

Në kohën e tij, Interi ishte i madh si edhe vetë ai që flet. Roberto Boninsenja, një nga legjendat e historisë zikaltër, nuk ka duruar pa folur pas turpërimit të fundit të skuadrës së tij të zemrës, dhe shkarkimit të trajnerit Silvio Pioli. “Një goditje poshtë brezit ndaj trajnerit, – tha ai, – Pioli do të kishte ikur vetë në fund të sezonit, ndaj nuk mund të shkarkohej tani. Pastaj, ai mori përsipër fajet edhe të të tjerëve, pasi drejtoi një skuadër që nuk e kishte krijuar ai”.

Boninsenja kritikon zgjedhjen e Mauro Ikardit si kapiten. Si ish-sulmues, ai e vlerëson talentin e Ikardit, por gjykon se shiritin më mirë duhej ta kishte mbajtur një mesfushor që të ishte më brenda lojës, të mund të bisedonte me stolin dhe me gjyqtarin.

Frika e tij e madhe është që Interi i kinezëve mund të bëhet një biznes pa shpirt, një grup lojtarësh të mëdhenj që nuk e ndjejnë fanelën, pak a shumë si Paris SG. Pasi kritikon organizimin e Interit dhe strategjinë e gabuar që pas largimit të Murinjos, Boninsenja thotë se ardhja e drejtorit sportiv, Sabatini (ish-Roma) është diçka shumë e mirë, pasi ai mund të sjellë me vete edhe si trajner, Luçiano Spaletin.

Sfidanti.al