Xhoshua frymëzohet nga Muhamed Aliu, blen një souvenir të tijin

Është bërë i madh, por jo aq sa për t’u krahasuar me gjigandët. Vetëm koha do ta tregojë se deri ku do të arrijë Entoni Xhoshua, që nga ana e tij dëshiron të frymëzohet nga më të mirët. Konkretisht nga ai që quhet “Më i Madhi”, pra Muhamed Aliu, i lindur me emrin Kasius Klej. Boksieri anglez, kampioni botëror i peshave të rënda, bleu një dorezë të Aliut, që mban firmën e këtij të fundit, të futur në një televizor të punuar artistikisht, ku ai mund të shohë disa nga momentet më kulmore të karrierës së “The Greatest”.

Fitorja me nokaut në raudin e 11-të ndaj të madhit Vladimir Kliçko e ka rritur shumë famën e Xhoshuas, ndonëse ai mbetet modest. “A do të vijë një kohë kur të kujtohen emrat kështu: Ali, Foreman, Holms, Xhoshua? Jo”, – tha ai duke qeshur. Deri tani, anglezi ka 19 fitore në 19 ndeshje, ndërsa Ali pati 61 ndeshje, me 56 fitore, 5 humbje dhe 37 nokaute.

Sfidanti.alxhoshua ali2