Sulmuesi i ri i Monakos, Kilian Mbape, me golin që shënoi në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve ndaj Juventusit që fitoi me rezultatin e përgjithshëm 4-1, duke kaluar në finale të kësaj Lige, i tha lamtumirë pjesëmarrjes në të, por, sidoqoftë, ai ka se çfarë të mbaj mend: i shënoi gol Xhixhi Bufonit të madh. Ky sulmues i talentuar 18-vjeçar që “ëshë në modë”, tani, në Francë dhe Evropë, i tregoi edhe një herë tjetër cilësitë e tij të jashtëzakonshme, duke i vënë para sprovave serioze mbrojtësit juventinë me përvojë, por vëmendje, gjithashtu, tërheq deklarata që ai bëri mbas ndeshjes me Juventusin, duke u prononcuar për të ardhmen e tij dhe duke iu përgjigjur qartë pyetjes direkte lidhur me të ardhmen e tij:
“Mbas kësaj humbjeje, do të përqendrohem maksimalisht te ndeshjet deri në fund të sezonit. Para, ne kemi ndeshje të forta në kampionatin francez dhe unë do të përqendrohem vetëm tek ato. Kur të përfundojë sezoni, atëherë, unë do të përgjigjem saktë për të ardhmen time”, tha qartë Mbape.
Sfidanti.al