Lazio në kaos, Sarri rrezikon shkarkimin

7 pikë në 7 javë, vendi i 16-të në Serie A. Lazio po përjeton një moment të erret që nga dita kur Igli Tare u largua nga kryeqyteti. Mes Lotitos dhe Sarri nuk ka paqe, por një luftë totale, të cilën e shprehin hapur edhe në media. Sarri vijon të ankohet pafund për ekipin që ka në dispozicion, këtë e shprehu edhe një herë pas humbjes kundër Milanit teksa theksoi se mes dy klube ka një hendek shumë të madh, por nuk është i këtij mendimi presidenti Lotito: “Lazio është një skuadër e madhe, nuk ka hendek me ekipet e tjera, ndërsa kemi bërë dhe një merkato top”.

Fakt është që Sarri kërkojë lojtarë si Berardi apo Zielinski, por në kryeqytet erdhën emra të tjerë, ky detaj nuk i ka pëlqyer trajnerit, por presidenti vijon të mendojë të kundrën pasi ka shpenzuar afro 100 milionë euro.

Kjo përplasje e hapur mes tyre mund të dërgojë palët drejt një divorci, por Sarri nuk është nga ato trajner që jep dorëheqjen, nuk e ka bërë kurrë diçka të tillë, mbetet vetëm që Lotito ta shkarkojë. Ky përfundim nuk mund të jetë i largët nëse ekipi nuk reagon dhe rikthehet shpejt te fitoret.