Inter Miami miqësore me Barcelonën për Lionel Messin

Presidenti i Inter Miamit, Jorge Mas ka thënë se ai së bashku me bashkëpunëtorët e tij do ta bëj të pamundurën që të organizojë një miqësore me Barcelonën në mënyrë që Messi t’i japë fund kapitullit të karrierës së tij në Katalonjë.

“Largimi nga Barcelona nuk i pëlqeu Messit, ai nuk mundi t’i thoshte lamtumirë klubit të tij, i cili e priti si fëmijë, rrethanat nuk ishin ato që donte Leo. Do të bëj gjithçka që është e mundur për t’i dhënë atij mundësinë për t’u thënë lamtumirën tifozëve të tij në Barcelonë. Inter Miami do të shkojë në Barcelonë ose do të luajmë diku tjetër”, tha Mas në një intervistë për revistën ‘El Club del Deportista’.

Presidenti i Inter Miamit ka thënë se kishin tentuar transferimin e Messit edhe në vitin 2019, por një gjëje të tillë nuk ia arritën shkaku i kushteve ekonomike.

sfidanti.al