Historia e Elseid Hysajt dhe Lacios mund të përfundojë në mënyrën më të keqe të mundshme. Paga vjetore (2.8 milionë euro) dhe mosha e lojtarit ka bërë që Lacio të kërkojë divorcin. Ndërsa në kampin e shkodranit duket se situata është e qetë pasi ka endë një kontratë të vlefshme deri më 2026-ën. I gjendur përballë pasivitetit të Hysajt në këtë drejtim klubi ka shkuar deri aty sa ta kërcënojë lojtarin me përjashtim nga lista e lojtarëve, të cilët do ta përfaqësojnë klubin në Serinë A të sezonit të ri. Ky hap do të ishte drastik për Hysajn, pasi minimumi për gjashtë muaj do të ishte jashtë ç’do aktiviteti zyrtar. Sipas medieve italiane Lacio po mendon këtë hap si një “dënim” ndsj lojtarit, pasi ku i fundit së bashku me menaxherin nuk po bën mjaftueshëm për të gjetur një ekip të ri.
sfidanti.al