Pochetino pranon ofertën për stolin e SHBA-së

Mauricio Pochetino thuhet se ka pranuar detyrën e komisarit teknik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Edhe pse asgjë nuk është zyrtare mësohet se argjentinasi ndihet gati për të përgatitur kombëtaren e futbollit të njërit prej tre vendeve, të cilat do të organizojnë Kupën e Botës më 2026-ën. Mësohet se trajneri do të firmosë kontratën e re gjatë kësaj jave.

sfidanti.al