Lazio interesohet për Mitajn

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare Mario Mitaj është një nga lojtarët më të kërkuar në merkato. 20-vjeçari, që luan për Lokomotivën e Moskës në Rusi ka përfunduar në shënjestrën e shumë klubeve të njohura evropiane. 3 skuadra italiane kërkojnë shërbimet e talentit kuqezi. Fillimisht ishte Juventusi që shfaqi interes për Mitajn, ndërsa në ditët e fundit edhe Bolonja dhe Lazio duan që të bëjnë të vetin lojtarin. Aktualisht Lazio është skuadra më e interesuar për lojtarin, që është kthyer në një titullar fiks në formacionin e kombëtares kuqezi.

sfidanti.al