Ky Mesi dashka “të zhduket” nga qarkullimi, dëshiron të shkojë në SHBA!

Për shumë vjet është vlerësuar si lojtari më i mirë i epokës, dhe padyshim që ka qenë. Gjithsesi, kohët e fundit Lionel Mesi po e vë në diskutim statustin e tij, pavarësisht se fitoi Topin e Artë të “Frans Futbollit” për herë të 7-të një rekord. Superylli i Paris SG ka shprehur dëshirën që një ditë të shkojë të luajë në MLS, në ligën profesioniste të SHBA-së, duke theksuar se gjithnjë ka dashur të provojë sesi jetohet përtej Atlantikut. Argjentinasi u largua verën e kaluar nga Barcelona duke habitur gjithë botën, ndërsa tek PSG nuk po arrin të tregojë nivelin e tij normal, sidomos në kampionat, edhe pse Liga e Parë e Francës vlerësohet më poshtë se Premier Liga, La Liga, Seria A, madje edhe Bundesliga. Në ndryshim nga Mesi, Kristiano Ronaldo zgjodhi një ligë shumë të fortë si ajo angleze kur u largua nga Juventusi, dhe po përpiqet të provojë sërish veten tek Mançester Junajtidi.

Sfidanti.al