Kutinjo e paska zemrën në Angli, por e ardhmja nuk quhet Liverpul!

Nga “Anfildi” u largua si hero dhe më pas nisën telashet. Një sezon e gjysmë tek Barcelona dhe një tek Bajerni nuk i bënë shumë mirë Filip Kutinjos, dhe magjiku brazilian sot është bërë një lloj “barre” për klubet që e kanë. Barça nuk e do në ekip, ndonëse për kartonin e tij pagoi 160 milionë euro, ndërsa bavarezët nuk është se e kanë refuzuar, por mendojnë se shpenzimi është i madh, dhe se ekipi i tyre mund të ketë sukses edhe pa Kutinjon. Agjenti i tij, Jorabçian, deklaron se nuk është sekret që zemra e futbollistit rreh për Premier Ligën angleze, aty ku ai njohur sukseset më të mëdha në karrierë, nën drejtimin e Jurgen Klopit. Gjithsesi, e ardhmja e Kutinjos nuk pritet ta ketë emrin Liverpul, por Arsenal, Totenhem ose Leister. Dy variantet e para mund të jenë shumë të mira, aq më tepër që mund të jenë edhe në Europë.

Sfidanti.al