Bajerni “fërkon duart” për legjendën Klose, trajneri do merret me sulmuesit!

E kaloi shumë mirë ditën e parë të punës si ndihmës i Hansi Flikut, dhe pritet të bëjë gjëra të rëndësishme në “Zebener Shtrase”. Tek Bajerni është një specialist i ri në stafin teknik, kampioni i botës i vitit 2014 me kombëtaren e Gjermanisë, Miroslav Klose. Ish-sulmuesi mori zyrtarisht detyrën, ndërsa la atë që kishte më parë, të trajnerit të ekipit U17. “Mendoj se unë do të jem më shumë i përqëndruar tek sulmuesit, – tha ai, – ndonëse gjithçka do të diskutohet me Hansi Flikun”. Klose ka shënuar 71 gola për Gjermaninë, duke qenë rekordmen, ndonëse i janë dashur shumë më tepër ndeshjen sesa ish-rekordmenit Gerd Myler. “Mendoj se Miro do të na sjellë përvojën e tij”, – tha Fliku.

Sfidanti.al