Kupa e Shqipërisë, cilat janë përballjet e mesjavës së ardhshme

Kupa e Shqipërisë kthehet përsëri këtë mesjavë, me përballje shumë interesante të çerekfinaleve, ku skuadrat kërkojnë medoemos praninë në turin tjetër të turneut. Por paralelisht me katër sfidat e Kupës, do të luhet edhe një ndeshje e Superiores. Ndeshjet çerekfinale të Kupës nisin të martën me duelin Kukësi-Partizani që zhvillohet në orën 13:30. Në orën 17:00 të së njëjtës ditë, Teuta luan kundër Tiranës në një sfidë shumë interesante pasi të dy skuadrat mund ta shohin këtë turne si rrugën e tyre drejt Europës, duke parë situatën në kampionat. Të mërkurën, të dy sfidat e programuara për këtë ditë, Erzeni-Vllaznia dhe Laçi-Egnatia, luhen në orën 13:30. Interesant është fakti se po të mërkurën, luhet një sfidë e Kategorisë Superiore, ajo e prapambetura mes Skënderbeut dhe Dinamos që u shty për shkak të kushteve atmosferike. Ndeshja në fjalë është programuar të luhet në Korçë në orën 17:00.

 

sfidanti.al