Kumbulla largohet nga Roma, por qëndron në Serie A

Nuk kanë asnjë dyshim në Itali, Marash Kumbulla largohet nga Roma për t’u transferuar tek ekipi i Sassuolo-s. Dy klubet kanë gjetur akordin total për transferimin e Kumbullës, bëhet fjalë për një huazim të thatë deri në përfundim të këtij sezoni, pa asnjë kusht. Marrëveshja mes dy klubet pritet të bëhet zyrtare në orët në vijim. Në garë për Kumbullën ishin edhe klube të tjera në Serie A, por lojtari ka zgjedhur Sassuolo-n. Në këtë mënyrë, Kumbulla bashkohet me futbollistin tjetër kuqezi, Nedim Bajrami. Fakt është që klubi i Romës dëshironte ta shiste me titull definitiv, ose huazim me detyrim blerje, por klubet e interesuara ishin skeptik, kjo pasi Kumbulla vjen nga një dëmtim i rëndë, ende nuk është rikuperuar plotësisht.

sfidanti.al