Theodoros Mingos është lojtari më i ri i Kukësit. 25-vjeçari grek, i cili luan si një mesfushor qendre ka firmosur mesditën e së enjtes me skuadrën verilindore, e menjëherë është vënë nën urdhrat e Stavri Nicës. Mingos është formuar si futbollist në akademinë e Panathinaikos, ndërsa ka luajtur me skuadra si Athens Kalithea, OFI, Rodos dhe Thesprotos. Megjithatë, mesfushori nuk rezulton të ketë luajtur që nga vera e do të kërkojë që te Kukësi të gjejë shkëlqimin e tij. Po ashtu 25-vjeçari ka luajtur dhe me moshat e Greqisë deri në nivelin U-21. Kukësi është një nga ekipet më aktive në merkaton e dimrit, pasi kërkon që të ndryshojë fytyrë për gjysmën e dytë të sezonit. Verilindorët e shohin veten në vendin e vendin e parafundit pas 19 javësh me 19 pikë. Ndeshja e radhës për Kukësin do të jetë mesditën e të premtes ndaj kryesuesve të Egnatias në “Kukës Arena”.
sfidanti.al