Këtë herë nuk është fjala për ndonjë tekë për të mos dalë nga fusha, për të mos hyrë si zëvendësues, apo për të mos marrë pjesë në stërvitje. Kristiano Ronaldo i ka bërë këto që të gjitha, porse tashmë ka diçka tjetër që thuhet se po krijon probleme tek Portugalia. Sipas mediave, lojtarët e tjerë të kombëtares janë qejfmbetur që CR7 ka marrë me vete një menaxher të tijin personal, i cili me kërkesë të tij është bërë pjesë e ekipit, ndërsa të gjithë futbollistët kanë vetëm atë staf që ka vendosur Federata. Jo vetëm kaq, por lajmet në media janë që ky menaxher personal i Ronaldos paska shumë ndikim dhe kuptohet që, nëse është kështu, është së pari faji i trajnerit Fernando Santos që e lejon këtë gjendje, por edhe i Federatës. Të shohim nëse këto probleme do të krijojnë vështirësi tek Portugalia.
Sfidanti.al