Krenaria e Xherrardit: S’mund të gjeja kapiten më të mirë se Hendersoni!

Në verë të vitit 2015 përfundoi edhe karriera e madhe e tij tek Liverpuli. Stiven Xherrard shkoi tek Los Anxhelos Galaksia në futbollin amerikan, ndërsa trashëgiminë e kapitenit në “Anfild” e mori Xhordan Henderson. Mesfushori anglez e mori shiritin nga vetë legjenda me numrin 8, i cili e “sponsorizoi” duke thënë se ai ishte njeriu i duhur. Sot, pasi Hendersoni pritet të ngrejë trofeun e Premier Ligës, Xherrardi, trajner i Gllazgou Rejnxhërsit, e vlerëson sërish lart.

“Nuk mund të gjeja njeri më të përshtatshëm sesa Xhordani për t’i lënë shiritin, – tha ish-kapiteni që e mbajti për 26 vjet veshur fanelën e Liverpulit, – jam krenar për ty shoku im”. “Xherro” vlerësoi që në 2011 se Liverpuli bëri blerje të madhe kur mori Hendersonin për 16 milionë paundë stërlina të asaj kohe. Pak javë më parë, ai e komplimentoi kapitenin liverpulas duke thënë për “BT Sportin”, se “ai po i drejton ndeshjet sikur të ishte Pol Skoullsi, nuk habitem aspak për nivelin e tij në fushën e lojës”.

Sfidanti.al