Edi Martini u prezantua sot para lojtarëve të Trepçës. Trajneri me eksperiencë në Shqipëri, e ka aventurën e parë në Kosovë. Të gjithë ishin të pranishëm, ndërsa trajnerit shkodran i duhet të bëjë mirë në Ligën e Parë të Kosovës. Pas 15 javë të luajtura, Trepça renditet në vendin katërt. Drenica e vendit të parë është 8 pikë larg, ndërsa Vëllaznimi 4 pikë. Në përfundim të fjalimit që mbajti sot, Martini zhvilloi dhe stërvitjen e parë.
sfidanti.al