Federata e Futbollit të Kosovës ka zhvilluar një takim me trajnerin spanjoll Roberto Moreno për të diskutuar rreth mundësisë që ai të marrë drejtimin e Përfaqësueses së Kosovës. Takimin me Morenon e ka konfirmuar presidenti i FFK-së Agim Ademi. Ai ka thënë se kanë filluar takimet me kandidatët potencialë për postin e përzgjedhësit dhe Moreno është njëri prej tyre. Bisedimet janë mbajtur në Stamboll ku po qëndron Ademi dhe duket se kanë avancuar mes dy palëve dhe është mësuar se një takim i radhës pritet të mbahet sot. Vendi i trajnerit të Kosovës ka mbetur vakant që prej largimit të Primozh Glihas pas përfundimit të kualifikueseve për Euro 2024. Moreno, 46 vjeçar, ka një karrierë të pasur si trajner, pasi ka drejtuar disa klube të njohura në Spanjë dhe jashtë saj. Ai ka drejtuar klube si Granada dhe Monaco, gjithashtu ka qenë për një kohë edhe në krye të Spanjës, teksa në vitin 2019 mori drejtimin e “Furisë së Kuqe” pas largimit të Luis Enrique.
sfidanti.al