Sulmuesi nigerian, Victor Osimhen ka fituar çmimin si ‘Futbollisti Afrikan i Vitit’ pasi mposhti konkurrencën e Mohamed Salah dhe mori këtë çmim në një ceremoni të mbajtur në Marrakech. Osimhen ka shënuar 26 gola dhe ka ndihmuar Napolin që të triumfojë në Serie A sezonin e kaluar duke qenë në të njëjtën kohë golashënuesi më i mirë në Itali. Mohamed Salah dhe Achraf Hakimi ishin dy kandidatët e tjerë për të fituar këtë çmim, por Osimhen në fund doli të ishte fituesi duke u bërë nigeriani i parë që e fiton këtë çmim, që prej Nwanko Kanu në vitin 1999.
sfidanti.al