Konte: Jam kthyer dhe dua çerekfinalet e Championsit!

Nëse Milani shqetësohet nëse do të arrijë të mbrojë në Londër epërsinë 1-0 të arritur në ndeshjen e parë në “San Siro”, Totenhemi ka një problem më të madh. Skuadra e trajnerit Antonio Konte, që nuk mund të cilësohet një eksperte e Championsit, do të ndeshet me një ekip që ka dalë 7 herë kampion i Europës në histori, i dyti më i suksesshëm pas Realit të Madridit. Kjo e bën të vështirë sfidën në stadiumin e “gjelave”, ndonëse Konte ka besim. “Jam kthyer (pas operacionit), – thotë ai, – dhe dua çerekfinalet. Do të na duhet një atmosferë e madhe. Do të jetë e vështirë, pasi përballë nesh është skuadra që vjet fitoi titullin në Serinë A”.

Sfidanti.al