Trajnerët e Totenhemit dhe të Liverpulit ishin të dy në një mendje në përfundim të çerekfinaleve të turneut më pak të rëndësishëm të vitit. Antonio Konte dhe Jurgen Klop u shprehën veç e veçse Federata duhet të ndryshojë formatin e Kupës së Ligës, dhe nga dy ndeshje gjysmëfinale për çdo çift të luhet vetëm një. “Ngarkesa e ndeshjeve është e madhe dhe ndikimi i Kovidit gjithashtu i rëndë”, – thanë italiani dhe gjermani, skuadrat e të cilëve u kualifikuan mes katër më të mirëve. Shorti i hedhur për gjysmëfinalet nxorri çiftet Arsenal-Liverpul e Çelsi-Totenhem. Ndeshjet do të luhen në javën që nis në 3 janar, dhe do të kenë sfidat e kthimit në javën që nis në 10 janar.
Sfidanti.al