Dhunë, gola, suksese londineze dhe një … Liverpul, kjo është Kupa e Ligës!

Në ekip kishte shumë pak titullarë, dhe Alison, Van Dajk, Aleksandër-Arnold, Fabinjo, Salah e Mane ishin lënë për të pushuar plotësisht. i tillë sezoni i Liverpulit, duke pasur parasysh edhe problemet me Kovidin dhe u duk se trajneri Jurgen Klop e kishte ndarë mendjen për ta humbur çerekfinalen e Kupës së Ligës. Në “Anfild”, Leisteri luajti me thuajse gjithë formacion titullar dhe u mendua se do t’ia dilte lehtë. Kryesoi 2-0 dhe pastaj 3-1 në pjesën e parë, por pas pushimit të kuqtë barazuan në 3-3 me golat e shënuar nga Zhota dhe Minamino. Tek penalltitë, heroi u bë portieri Kelleher që priti dy 11-metërsha dhe Liverpuli u kualifikua me rezultatin 5-4 pas penalltive.

Liverpuli (4-3-3): Kelleher, Bredli (Milner 45’), Gomez, Kumetio (Konate 45’), Cimikas (Bek 79’), Morton (Zhota 45’), Henderson (Keita 58’), Okslejd-Çembërlen, Neko Uilliams, Firmino, Minamino.

Në gjysmëfinalen e Kupës së Ligës janë edhe Arsenali, Çelsi dhe Totenhemi. Në derbin mes Spërsave dhe “Çekiçave”, plasi edhe sherri pasi pati dhunë mes dy palë ultrasve, e u desh ndërhyrja e policisë me shkop gome për t’i ndarë. Totenhemi fitoi 2-1 falë golit në fund të Lukas Mourës, Çelsi ia doli 2-0 në fushën e Brentfordit, ndërsa Arsenali ishte kualifikuar një ditë më parë me fitoren 5-1 ndaj Sandërlendit. Shorti i hedhur për gjysmëfinalet nxorri çiftet Arsenal-Liverpul e Çelsi-Totenhem. Ndeshjet do të luhen në javën që nis në 3 janar, dhe do të kenë sfidat e kthimit në javën që nis në 10 janar.

Sfidanti.al