Kurorën e ka marrë dikush tjetër dhe ky është Xheremiah Sent Zhyst që luan me Maincin. Ky futbollist ka regjistruar vrapimin më të shpejtë në kampionatin gjerman për fazën e parë, duke arritur në nivelin 36.63 km në orë gjatë një sprinti në ndeshje e sipër. Kjo ka bërë që “mbreti” i mëparshëm, lojtari i krahut i Bajernit, Alfonso Dejvis të zbresë në vendin e dytë me shpejtësinë 36.37 km në orë, madje duke mos qenë i vetëm në këtë nivel. Atë e shoqëron me shpejtësi të barabartë Kevin Shade i Frajburgut. Erling Halandi i Dortmundit gjithashtu u konfirmua si një nga më të shpejtët duke mbajtur vendin e pestë me shpejtësinë 35.94 km në orë.
Sfidanti.al