Komiteti Ekzekutiv vendos datat finale të sezonit

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së zhvilloi mbledhjen e parë të vitit 2025, ku u morën disa vendime të rëndësishme. U miratuan disa projekte infrastrukturore dhe u ndryshuan datat e përfundimit të “Abissnet Superiore”, Kupës së Shqipërisë dhe fazës “Final 4”. Kampionati “Abissnet Superiore” do të përfundojë më 27 prill 2025. Faza “Final Four” do të zhvillohet nga 4 deri më 12 maj 2025, ndërsa finalja e Kupës së Shqipërisë do të luhet më 1 maj 2025.

sfidanti.al