Dinamo City plotësohet në mesfushë

Ardit Toli dhe Gasama Karamba, dy mesfushorët që munguan në derbin me Partizanin, dje i janë bashkuar skuadrës në stërvitje dhe për Skënderbeun pritet të jenë gati. Mungesë e sigurt për trajnerin Daja në fundjavë do të jetë ajo e Ditës, që ka shkuar në Serbi për terapi speciale dhe do të kthehet ditën e premte. Në dyshim mbetet aktivizimi i portierit Sali, me vlonjatin që ka pak shanse që të kthehet titullar kundër korçarëve. Në stërvitje është kthyer gjithashtu edhe mesfushori Doçi, duke shkuar alternativat për stafin teknik blu. Kryeqytetasit nuk kanë probleme me kartonët, Mesfushorët ndërsa lajmet nga infermieria janë pozitive dhe trajneri Daja pritet të ketë një grup më të plotë.

sfidanti.al