Dy futbollistë të Kukësit, Njazi Lena dhe Izair Emini, që, në fakt, janë shqiptarë nga Maqedonia, morën, ditët e fundit, shtetësi dhe pasaporta të Shqipërisë, kështu që, në të ardhmen, ata do të konsiderohen si lojtarë vendas. Lena që u bashkua me Kukësin, këtë verë, ka gjashtë vite që luan në Shqipëri dhe, më parë, ka luajtur me Flamurtarin dhe Teutën.
Ky mesfushor 30-vjeçar me përvojë që me ekipin maqedonas, Gjorçe Petrov, ka fituar titullin e kampionit të Maqedonisë, po ashtu, ka edhe dy përfaqësime me ekipin kombëtar të Maqedonisë. Ndryshe nga Lena, ish-golashënuesi i Renovës që, me të njëjtin ritëm, po luan edhe me bluzën e Kukësit, Emini, në Shqipëri ka vetëm një vit që luan, por, megjithatë, e mori, me procedurë të përshpejtuar, pashaportën shqiptare.