Besnik Hasi ka folur edhe rreth Kombëtares së Shqipërisë pasi mori drejtimin e skadrës Al Raed në Lindjen e Mesme.
Ndoshta disa nuk e kanë kuptuar zgjedhjen e tij pasi ka hequr një mundësi të mirë për tu bërë i njohur duke u larguar nga Evropa. Megjithatë në një intervistë për mediat ai u shpreh:
“Ne këto muaj ka pasur ekipe të ndryshme belge që më kanë kontaktuar. Nuk ishte momenti i duhur ajo qe prisja. Arabia ka ndryshuar sistemin e garës, kane investuar shumë në aspektin teknik, është liga më e fortë në Azi. Përveç anës të rëndësishme financiare, është edhe ana sportive”.
Ndërkohë për një lidhje të mundshme me kombëtaren shqiptare Hasi u shpreh se është e kot të flasim tani. “Kombëtarja ngelet një ëndërr jo vetëm për mua, por për çdo futbollist që ka luajtur në kombëtaren e Shqipërisë, mbetet si mendim për ta drejtuar atë. Por të flasim tani për të është e kotë, se kombëtarja e ka një trajner, do të ishte mungesë respekti”