Armando Broja u rikthye të merrte minuta me Fulhamin, që u mposht 0-1 nga Newcastle. Trajneri Marco Silva e aktivizoi sulmuesin e kombëtares shqiptare vetëm në minutën e 85-të. Pikërisht katër minuta pasi Bruno Guimaraes shënoi golin e fitores për bardhezinjtë e Eddie Howes. Ndërkohë që VAR-i anuloi golin e Fabian Schar 15 minuta përpara fundit. Në takimet e tjera ra në sy barazimi spektakolar 3-3 në Aston Villa-Brentford. Lutoni triumfoi 2-1 me përmbysje kundër Bournemouthit. Tri pikë edhe për Evertonin falë suksesit minimal ndaj Burnleyt. Festoi edhe West Hami. Skuadra e David Moyes siguroi tri pikë të rëndësishme në fushën e Wolvesit, kundërshtar të cilin e mposhti 1-2.
sfidanti.al